Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbyllur zyrtarisht në fund të gushtit misionin e tij diplomatik në vendin tonë.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili i akordoi në emër të Republikës së Shqipërisë dekoratën “Ylli i Madh i Medaljes ‘Benemerenti’”.
Ceremonia është zhvilluar një muaj me pare, pasi pjesa me e madhe e delegacionit nuk ndodhet ne Shqiperi gjate muajit gusht.
Në një mesazh të publikuar nga delegacioni i BE, Gonzato shprehet se Shqipëria do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, ndërsa vlerëson rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe falënderon shqiptarët për mikpritjen gjatë tre viteve të shërbimit të tij.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, shkruan: “Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë për mua shumë më tepër sesa një treg apo një ekonomi e përbashkët. Ai ka të bëjë me njerëzit dhe vlerat që ndajmë: lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Këto vlera më kanë udhëhequr gjatë tri viteve të mia në Shqipëri. Jam mirënjohës për të gjithë shqiptarët e jashtëzakonshëm që kam takuar gjatë këtij rrugëtimi. Jam mirënjohës që kam qenë pranë tyre, ndërsa Shqipëria i afrohet gjithnjë e më shumë synimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kemi qenë kërkues, por të drejtë. Kemi bërë thirrje që të gjithë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi drejt një shoqërie ku secili mund të japë kontributin e tij, ku institucionet mbrojnë të drejtat e çdo qytetari dhe ku brezi i ri ka zërin e tij në formësimin e së ardhmes së këtij vendi të bukur.
Faleminderit Kryeministër Edi Rama që më nderuat, në emër të Shqipërisë, me Yllin e Madh të Medaljes ‘Benemerenti’.
Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën. Shihemi në BE!”.
© Panorama.al











