Taulant Balla bëri kallëzim të rremë?- Altin Dumani: Thirrjen e tij në SPAK, e vlerësojnë prokurorët e çështjes

Oct 27, 2025 | 17:51

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga deputetët e opozitës gjatë raportimit në Kuvend lidhur me mënyrën e trajtimit të një kallëzimi nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cilësuar si i rremë nga demokratët, për çështjen “Partizani”.

dumani spak kuvend

Dumani deklaroi se vlerësimi nëse një kallëzim penal është i rremë apo jo mbetet në kompetencë të prokurorëve që po hetojnë çështjen konkrete.

Pyetje: Si ka mundësi që Taulant Balla, beri kallëzim të cilit u provua që ishte i rremë dhe nuk është thirrur në SPAK qoftë edhe një herë?

Altin Dumani: Është në vlerësimin e Prokurorëve që kanë hetuar çështjen penale në fjalë për të konkluduar që jemi para kallëzimit të rremë, apo para një kallëzimi që ka substancë dhe vlerësohet nga ata për qëllimet e hetimit paraprak!

© Panorama.al

Te lidhura