Vijoi edhe sot protesta e 20-të radhazi e qytetarëve kundër qeverisë Rama. Pjesë e saj u bë edhe pedagogia Enkeleda Havari që jep mësim në Francë, e cila mbajti dhe fjalën në podiumin e improvizuar.
Ajo u shpreh e gatshme të japë kontributin e saj në Shqipëri, diçka e cila nuk është marrë parasysh nga pushteti i vjetër politik, por jo vetëm për të por edhe për shumë të tjerë akademikë në diasporë.
Enkeleda Havari: Jam shumë e emocionuar, më drithë zëri. Flas në auditorë por në gjuhë të huaj por është ndryshe të flasësh para njerëzve të tu në gjuhën tënde. Më lejoni ta nis fjalën duke ju falënderuar nga zemra. Na keni bërë krenar. Bëtë që kjo protestë të bëhet trend në rrjetet sociale. Pati vetëm një kanal që na dha mundësinë në diasporë t’ju ndjekim live nga dita 1. Ju i treguat botës si tjetërsohen tokat si tërhiqen zvarrë qytetarë në sy të policisë. Nxorët në pah, padrejtësitë që i janë bërë këtij vendi prej vitesh. Rënien e sistemit dhe kastës politike që kanë mbajtur vendin në grackë. Kjo lëvizje tregon se kjo rini është e ditur kreative dhe ka përqafuar teknologjinë më shpejt se vendet ku duam të shkojmë.
Sot të gjithë bashkë me përpjekje madhore, këtë energji që emocionin të madh e të vogël, jemi në anën e duhur të historisë. Ai është në anën e kundërt të historisë sepse është kundër popullit të tij. Një populli të vuajtur që gjeti mbështetjen në PE e shumë pak në zërin e deputetëve shqiptar në parlament.
Çfarë ka ndodhur këto 20 ditë shkon përtej Zvërnecit, Rjollit, Butrintit, është një dhjetor i dytë. Para dy ditësh 123 akademikë shqiptarë në vendet e botës dolën në deklaratë publike në mbështetje të kësaj proteste. Unë jam një prej tyre. Përcjell dëshirën për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë. Ftoj drejtues të tjerë katedrash të na bashkohen. Quhem Enkeleda Havari. Kryeministri na qujti pseudointelektualë, po puna jonë është CV që e kemi arritur me shumë mund. Para dy ditësh kolegët e BE-së më thirrën për të më kërkuar ndihmë, por nuk më thirri vendi im.
Shqipëria nuk e ka mbyllur kapitullin që Mali i Zi e ka mbyllur.
© Panorama.al










