Protestës së 20-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i bashkohet sot edhe qindra shqiptarë të diasporës.
Një video e publikuar nga shqiptarët e diasporës tregon një karvan automjetesh me flamuj kuqezi, që po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme.
Sipas organizatorëve, shqiptarë të nisur nga Anglia janë bashkuar gjatë rrugëtimit me bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke krijuar një kolonë të gjatë automjetesh në drejtim të atdheut.
“Vëllezërit shqiptarë nga Anglia, së bashku me vëllezërit shqiptarë nga Gjermania, janë bashkuar bashkë. Më vonë do të bashkohemi me vëllezërit tanë nga Italia dhe të gjithë do të nisemi për në Tiranë”, thotë një shqiptar në pamjet.
Siç shihet edhe nga pamjet shqiptarët mbajnë të vendosur flamuj kombëtarë shqiptarë teksa udhëtojnë drejt Tiranës.
Sipas tyre, qëllimi i kësaj nisme është të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe në komunitetet shqiptare në Europë.
© Panorama.al










