Vijoi edhe për ditën e 20-të protesta kundër qeverisë Rama. Një prej protestuesve foli në podiumin e improvizuar teksa i kërkoi kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.
Ai u shpreh se diaspora i është bashkuar kësaj proteste dhe zëri i shqiptarëve është bashkuar për të kërkuar largimin e Ramës.
Protestuesi: Diaspora është bashkuar me ne. Zëri i shqiptarëve është bashkë. Ky zotëria duhet ta dëgjojë. Kush është kërkesa jonë për të? Më fort! Dorëheqje. Ky i ka ngelur gjëja e fundit që të bëjë, dhe është dorëheqje. Më fort! Dhe sa më shumë të bashkuar. Vetëm bashkimi do ti japë të drejtën për ju të rinjtë.
© Panorama.al











