“Rama është më diktator se Enveri!”- Protesta e 20-të, qytetari: Kryeministri të kujtoj Ramiz Alinë, ai i dëgjoi studentët dhe u largua! Duam qeveri teknike, jo zgjedhje të parakohshme!

Jun 19, 2026 | 20:33

Një protestues gjatë ditës së 20-të të tubimeve qytetare në Tiranë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë zërin e popullit dhe të reflektojë për kërkesat e tyre, duke i sjellë në vëmendje vendimin e Ramiz Alisë.

Duke iu drejtuar kreut të qeverisë, ai tha qytetarët do të vijojnë qëndrimin e tyre në protestë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke kërkuar një qeveri teknike dhe jo zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi në ditën e 20-të. Ne do të jemi edhe 20 të tjera, po të jetë nevoja, por i bëj thirrje kryeministrit ta mendojë shumë mirë dhe të mos bëjë revolucion me popullin, se nuk i del mirë…

Do të jemi këtu për sa të jetë nevoja, deri në rrëzimin e qeverisë. Jo zgjedhje të menjëhershme, por një qeveri teknike që na jep të drejta të barabarta dhe dinjitet për një popull”, përfundoi protestuesi.

Protestuesi: I bëj thirrje kryeministrit të shikojë dhe të dëgjojë sovranin, popullin, dhe të mendohet shumë mirë. Ramiz Alia, para 40 vitesh, i dëgjoi studentët dhe u tërhoq. Ky është më diktator se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura!

Ne jemi në ditën e 20-të. Ne do të jemi edhe 20 të tjera, po të jetë nevoja, por i bëj thirrje kryeministrit ta mendojë shumë mirë dhe të mos bëjë revolucion me popullin, se nuk i del mirë. Të hapet kodi elektoral, zgjedhor, të jetë i barabartë, jo si i Enver Hoxhës para 40 vitesh. Rama në burg, Berisha në burg. Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje…

Ja bëjmë të ditur edhe njëherë se do të jemi këtu për sa të jetë nevoja, deri në rrëzimin e qeverisë. Dhe jo zgjedhje të menjëhershme, por një qeveri teknike që na jep të drejta të barabarta, që të ketë dinjitet për një popull, të ketë drejtësi për popullin. Jo të merren zvarrë qytetarët e Shqipërisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por të kemi drejtësi të merituar.

© Panorama.al

Te lidhura