Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij për të marrë nën kontroll këtë ishull të madh të Arktikut.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe homologja e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt, u larguan nga Shtëpia e Bardhë pak para orës 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale, raportoi një fotoreporter i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Ata kishin mbërritur rreth një orë e gjysmë më herët për bisedime me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Pas përfundimit të takimit, nuk pati asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
© Panorama.al












