Ndërron jetë 54-vjeçari në paraburgimin e Vlorës, pësoi arrest kardiak

Jul 16, 2026 | 11:11

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

paraburgimi-vlore

Blerim L. ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura