Skënderbeu mund Laçin, Flamurtari fiton ndaj Dinamos, Vllaznia siguron Europën ndaj Tiranës, Bylisi fiton ndaj të rinjve të Shkumbinit, Besa bën detyrën ndaj Kastriotit, ndërsa në Elbasan shënohen 6 gola për 27 minuta: fiton Teuta.Kjo është pak a shumë ajo çka na dha dje java e 29-të e Kategorisë Superiore. Thuajse në të gjitha takimet fituan skuadrat e konsideruara si favorite, madje në Ballsh peqinasit “i falën” haptazi tri pikë Bylisit, përderisa luajtën me lojtarë të rinj. Në Korçë kryesuesit iu falën një penalltie të kthyer në gol nga Blendi Shkëmbi dhe një goli të të përhershmit Rafael Soza, për të marrë tri pikët. Por duhet thënë se kurbinasit nuk gjuajtën asnjëherë në portën e mbrojtur nga portieri, Orges Shehi. Kjo tregon edhe për demotivimin që kishin laçianët në këtë ndeshje dhe lehtësinë me të cilën i morën pikët e radhës korçarët.
Në Vlorë, Flamurtari ka poshtëruar Dinamon, ndërsa i ka shënuar gjashtë gola. Në fakt, dinamovitët kanë paguar tolerimet e të gjithë sezonit, sidomos ndaj rivalit të drejtpërdrejtë të Flamurtarit në luftën për titull, Skënderbeun. Ndaj dhe vlonjatët, të cilët ishin betuar se Dinamon do ta gjente “ferri” në Vlorë, e kanë bërë mirë atë punë. Madje Flamurtari, në këtë rast i ka kthyer reston Dinamos, e cila para tre vjetësh, teksa ishte në luftë për titull, e pat mundur skuadrën vlonjate në “Selman Stërmasi”, 0-6. Megjithatë, Flamurtari nuk duhet të krenohet shumë me këtë fitore, sepse Dinamo, ashtu siç kishte bërë dhe përpara katër ditësh me Skënderbeun, luajti “teatër”. Por këtë herë, “teatri” i bluve u kthye në një “tragjedi”, që dinamovitët, të paktën për nga shifrat, nuk e përjetojnë prej vitesh në dekadat e fundit.
Ndërsa në Shkodër Vllaznia ka blinduar vendin e tretë pas fitores minimale 1-0 kundër Tiranës. Supersfida u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga Blazho Rajoviç në minutën e 50-të. Mbrojtësi serb u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi Ivan Gvozdenoviç pengoi Armando Vajushin në mënyrë të parregullt brenda zonës tiranase. Pas golit, Tirana reagoi dhe në minutat e fundit dhe pati raste për të barazuar, por pa sukses. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 9 më shumë se Tirana, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë që të çon në eliminatoret e Ligës së Europës.
Në Kavajë, Besa e ka kaluar pa vështirësi sfidën kundër Kastriotit, pasi i kanë mjaftuar 45 minuta për të mbyllur historinë e rezultatit. Skuadra kavajase ka marrë tri pikë, në një kohë kur përballë kishte një kundërshtar që u duk se mendoi më shumë për sfidën e radhës, sesa atë që luhej aty. Gjithsesi, fitorja ndaj krutanëve i jep shpresë Besës në luftën për mbijetesë. Rikthimi i kapitenit Poçi, por edhe forma e mirë që gëzojnë shumica e lojtarëve titullarë, ka bërë që në klubin verdhezi të jenë optimistë për kalimin me sukses të kësaj situate të pazakontë.
Dy golat e shënuar nga kapiteni Dimo dhe mesfushori Arbëri në pjesën e dytë, i kanë dhënë mundësi Bylisit të triumfojë sërish në shtëpi, kësaj here ndaj Shkumbinit. Por duhet theksuar se skuadra e Kristaq Miles luajti me lojtarë të rinj, duke ia bërë më të lehtë fitoren vendësve.
Skënderbeu-Laçi 2-0
Shënues: Shkëmbi 9′ (p), Soza 78′
Kartonë të verdhë: Zefi 43′, Selimi 55′, Karaxhiç 86′
Gjyqtarë: Albano Janku/ D.Rexha dhe E.Biçaku
Skënderbeu: Shehi, Fagu (Lako 83′), Vrapi, Bici, Arapi (Vishaj 83′), Markoviç, Bratiç (Biskup 83′), J.Sefa, Muzaka, Shkëmbi, Soza. Trajner: Shpëtim Duro
Laçi: Vashaku, Milenkoviç, Doku, Rexha, Kastrati, Zefi (Kaja 61′), Vucaj, Selimi, Marashi, Mile, Hysa (Karaxhiç 84′). Trajner: Stavri Nica
Vllaznia-Tirana 1-0
Shënues: Rajoviç 50′ (p)
Kartonë të verdhë: Smajli/ Lila, Muça
Gjyqtarë: Enea Jorgji/ R.Avdo dhe E.Barushi
Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Sykaj, Abraham, Belisha, Hasani (Nimani 63′), Gocaj (Jasiç 68′), Shtubina (Danaj 83′), Vajushi, Sinani. Trajner: Mirel Josa
Tirana: Nallbani, Osmani, Dabulla, Gvozdenoviç (Sina 72′), Muça (Tushe 69′), Lila, Lilaj, Karabeci, Lika, Hyka (Pejiç 16′), Bala. Trajner: Misho Krstiçeviç
Flamurtari-Dinamo 6-2
Shënues: D.Xhafaj 11′, 33′, Roshi 38′, Lena 61′, Progni 70′, Moçka 88′(p)/Allmuça 6′, Lala 48′
Kartonë të verdhë: Lena 40’/Vila 64′, Daja 68′
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ G.Koka dhe R.Çokaj
Flamurtari: Moçka, Sakaj, Brahja, Ramadani, Ahmataj, Roshi (Begaj 56′), Zeqiri (Devolli 53′), Lena, Progni, Xhafaj, Plaku (Shehaj 50′) Trajner: G.Magani
Dinamo: Hoxha, Xhafa (Putinçani 19′), Miloviç, Pisha, Orelesi (Marku 57′), Vila, Allmuça (Delia 87′), Daja, Opoku, Lala, Bërkiç Trajner: A.Mërgjyshi
Elbasani-Teuta 2-4
Shënues: Bakiu 53′, Dalipi 69’/ Frashëri 50′, 66′, Pepa 61′, Xhemalaj 77′
Kartonë të verdhë: S’ka
Gjyqtarë: Arianit Lulaj/ A.Pregja dhe G.Bimi
Elbasani: Llani, Mehmetaj, Kacollja, Sulejmanoviç (Zeneli 65′), Jandriç, Kuçi, Toçi (Dosti 72′), Çapja, Hyshmeri, Dalipi, Bakiu (Tafani 72′). Trajner: Ilirjan Filja
Teuta: Rizvani, Kraja, Nino, Stafa, Hoti (Sefgjini 68′), Tairi (Cana 66′), Hoxha, Bakiasi, Frashëri, Xhemalaj, Pepa. Trajner: Edi Martini
Bylis-Shkumbini 2-0
Shënues: Dimo 47′, Arbëri 79′
Kartonë të verdhë: Dimo 54’/ Mersini 45′
Gjyqtarë: Remzi Sadiku/ M.Dervishi dhe R.Preça
Bylis: Frashëri, Kelmendi, Ristevski, Souza, Da Silva, Gega, Koreshi, Arbëri, Dimo, Abazaj, Xhafa.
Trajner: Agim Canaj
Shkumbini: Selaci, A.Lundraxhiu (Isaj 46′), Gurdijeljac, Nexha, Çela (Karaj 46′), Belçev, Gërboviç (Magani 46′), Vogli, Gjata, K.Lundraxhiu, Mersini. Trajner: Kristaq Mile
Besa-Kastrioti 3-2
Shënues: Do Santos 3′, Mancaku 16′, Poçi 44′ (p)/ Inkongo 79′, Babiç 84′
Kartonë të verdhë: Hoxha
Gjyqtarë: Lorenc Jemini/ E.Doda dhe G.Qirici
Besa: Kotorri, Hoxha, Krasniqi, Lazarevski, Jakupi, Poçi (Tragaj 46′), Shtini (Djarmati 46′), Dhëmbi, Mancaku, Dos Santos (Duka 46′), Nora. Trajner: Gerd Haxhiu
Kastrioti: Halili, Caca, Hoxha, Xhafa, Bashiç, Kalari (Gjondeda 25′), Alvizh (Malaj 33′), Muçollari (Piskor 39′), Alikaj, Babiç, Inkongo. Trajner: Ramadan Ndreu
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H G+ G- P
1. Skënderbeu 29 20 4 5 47 22 64
2. Flamurtari 29 20 2 7 58 22 62
3. Vllaznia 29 15 8 6 35 21 53
4. Tirana 29 11 11 7 39 23 44
5. Laçi 29 13 4 12 38 37 43
6. Dinamo 29 10 7 12 42 44 37
7. Teuta 29 9 8 12 31 34 35
8. Shkumbini 29 10 5 14 36 47 35
9. Bylis 29 10 3 16 38 47 33
10. Kastrioti 29 8 9 12 30 40 33
11. Besa 29 8 8 13 27 40 32
12. Elbasani 29 4 3 22 27 71 12
Shënim: Elbasani, minus 3 pikë në renditje, i dënuar nga FIFA.











