Pesë persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin Penn të qytetit të New Yorkut, raportojnë mediat e huaja. Në pranga u vu autori i dyshuar.
Sipas një burimi të Policisë së Nju Jorkut të përfshirë në hetim dhe të cituar nga CBS News, goditja me thikë ishte një akt i rastësishëm dhune.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të shmangin zonën, duke paralajmëruar për mundësinë e vonesave në trafik, mbylljes së rrugëve dhe ndërprerjeve të transportit publik.
Sulmi me thikë vjen ndërsa qyteti po rrit masat e sigurisë për shkak se Presidenti Donald Trump do të vizitojë më vonë New York Knicks në finalen e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA).
Stacioni Penn është një nga qendrat më të rëndësishme në rrjetin e transportit të New Yorkut, duke i shërbyer mesatarisht 600,000 pasagjerëve në ditë.
© Panorama.al












