Florentino Perez “blindon” Realin, fiton zgjedhjet dhe bën gati prezantimin e Zhoze Murinjos

Jun 8, 2026 | 9:47

Zgjedhjet për president në klubin e Real Madrid kanë shkuar ashtu siç pritej nga të gjithë. Florentino Perez ka dominuar me 65% të votave përballë rivalit Enrike Rikelme.

perezz

Numri 1 i klubit pranoi se diferenca mund të kishte qenë më e thellë, por gjithsesi, kjo nuk zbehu entuziazmin e tij për një fitore që erdhi në momente vështirësie për madrilenët. Ai u garantoi atyre se do të kishte ndryshime të mëdha dhe përforcime në skuadër gjatë të gjithë ditëve të fushatës.

Ndryshimi i madh fillon me Zhoze Murinjon, i cili është gati të bëhet pjesë e projektit të ri. Palët kanë akordin dhe mbetet vetëm pagesa e dëmshpërblimit të 15 milionë eurove ndaj Benfikës për ta zyrtarizuar. Kjo parashikohet të ndodhë shumë shpejt, pasi brenda mesjavës Murinjo kërkon të nisë punën për të ndërtuar ekipin e tij.

Konate i larguar nga Liverpuli dhe Dumfris i cili do të blihet nga Interi, janë dy përforcimet e para, ndërsa mbetet të mësohet se kush është futbollisti për të cilin Perez tha se do të bënte një ofertë prej 150 milionë eurosh për të tentuar afrimin e tij te Reali.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura