Marta Kos uron Kurtin për fitoren, thirrje partive: Duhet kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Jun 8, 2026 | 9:40

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e së dielës, ku partia e tij doli forcë e parë duke marrë sërish besimin e publikut për të qeverisur.

marta kos

Në një reagim në X, Kos iu bën thirrje partive politike që të bëjnë kompromis mes tyre për të ndërtuar stabilitet institucional, duke theksuar se është e vetmja mënyrë për të çuar vendin në rrugën drejt BE-së.

“Urime @albinkurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, ka shkruar Marta Kos.

© Panorama.al

Te lidhura