Stresi humb shansin për të kënduar në “Top Fest 8”

Apr 2, 2011 | 12:24

Ishte folur se këngëtari i njohur i repit, Stresi, do të konkurronte në “Top Fest 8” në një duet me Ronela Hajatin, plan tashmë i anuluar. Kjo për arsyen pasi Stresi, i cili do të këndonte këngën “Lamtumirë” nuk mund të kthehet nga Belgjika para datës së mbylljes së konkurrimeve në këtë festival, që për të dytin vit nata finale do të organizohet “live”nga “Top Channel”. Nuk dihet se kur do të publikohet kjo këngë e tij me Ronelën, tashmë e përfunduar nga Flori Mumajesi. Bëhej fjalë për një krijim bazuar në lidhjen sentimentale të Stresit me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale. Fabula e këngës është ndërtuar me vargje, ku përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës qëkur janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri-tjetrit. Gjithsesi, pas komenteve të shumta në media, se Stresi ka hyrë në telashe me policinë e Zvicrës thuhet se ai për momentin ndodhet në Belgjikë dhe pritet të kthehet në Shqipëri në fillim të muajit prill. Ai ka menduar të bëjë një rikthim të bujshëm në muzikë, ndërsa po bashkëpunon me Flori Mumajesin. Përveç këngës me Ronelën, ai do të dalë me një këngë të fortë që titullohet “Ghettot”. Eshtë një krijim që u kushtohet djemve të rrugës në të gjitha lagjet e Shqipërisë. Ende nuk dihet nëse në këtë këngë Stresi do të dalë i vetëm apo do ftojë në bashkëpunim repera të tjerë.

© Panorama.al

Te lidhura