Qeveria ka kaluar disa pasuri shtetërore në Durrës në administrim të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve si dhe Entit Kombëtar të Banesave për të zbatuar një projekt mbi banesat sociale në favor të komunitetit rom. Sipas vendimit, janë plot 15 pasuri të zonës kadastrave nr.8515 në Durrës, ku do të dertohet në kuadër të programit “Banesa sociale tip, me mjedise rekreative për komunitetin rom”, në kuadër të projekt-idesë, “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom – dekada e romëve”. Entit Kombëtar të Banesave i është kërkuar që brenda një viti të identifikojë në gjashtë rrethe të territorit të vendit, pasuri shtetërore të përshtatshme në zbatim të politikave sociale të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.











