“Dashuria ime” titullohet kënga që sapo ka realizuar Ernest Duka (Stine) në bashkëpunim me Nikun dhe 2 die4, një këngë shumë e bukur që ende nuk është realizuar klip, por që deri tani regjistron mijëra klikime në youtube. Ndërkohë që kënga i kushtohet një dashurie të pamundur apo të refuzuar, me shumë zhgënjime dhe dëshpërim duket se në jetën e tij reale Stine është i rrethuar gjithmonë nga vajzat simpatike, siç e shohim në këto foto. Paparaci ynë e ka fotografuar me dy vajza të ndryshme ndërsa argëtohej në club-et e Tiranës, edhe pse nuk dihet se me cilën prej tyre ka diçka më shumë sesa një miqësi. Kjo këngë është e para pas pak kohë pauzë, që Stine ka vendosur të bëjë këto kohë ndër
laka premtuar surpriza të reja në muzikë. Pas disa klipeve në bashkëpunim edhe me Big Bastën, kantautori Ernest Duka, i njohur si Stine, kishte vendosur të tërhiqej këtë periudhë nga pjesëmarrja në festivale, apo shfaqja në ndonjë klip të ri. Arsyeja, pasi kantautori përveç koncerteve brenda dhe jashtë vendit, është duke punuar për përfundimin e albumit të tij më të ri, të cilin do ta publikojë së shpejti. Ndërkohë që për jetën e tij private ai ka vendosur të heshtë dhe të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, pasi ende nuk dihet nëse është duke krijuar ndonjë lidhje serioze apo jo.











