Stërvitja “Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve! Synon rritjen e ndërveprimit me forcat aleate

May 27, 2025 | 13:11

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar nisjen e stërvitjes “Defender Europe 25” në Shqipëri, të cilën e konsideroi si rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve.

499981350_122161196342473314_2670507869892662074_n

Përmes një reagimi në rrejtet sociale, Rama shprehet se “Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit dhe zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

 

Reagimi i Edi Ramës

Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25” ?

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ??️

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara ?

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik??

© Panorama.al

Te lidhura