“Start Up-et përbëhen më shumë nga vajza”, Rama batuta: Dyfishi i mesatares së BE, provon teorinë se Shqipërinë do ta shpëtojnë gratë

Dec 12, 2025 | 14:06

Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë, tha se 37% e Start Up-eve përbëhen më shumë nga vajzat.

Edi Rama

Ai tha se kjo shifër është dyfishi i mesatares së BE, ndërsa shtoi me batutë se kjo provon teorinë se vendin do ta shpëtojnë gratë.

“Janë 70% e atyre që kanë përfituar nga këto programe nën moshën 29-vjeç dhe 37% e këtyre Start up-eve përbëhen me shumicë nga vajza ose drejtohen nga vajza që është dyfishi i mesatares së BE dhe që provon teorinë se Shqipërinë do ta shpëtojnë gratë. E kam bindje se Shqipërinë do ta shpëtojnë përfundimisht vetëm gratë, burrat e dini se si e kam unë për merak.”, tha Rama.  

© Panorama.al

Te lidhura