Spanjë, fitojnë Sevilja, Herkules dhe Deportivo

Apr 4, 2011 | 13:42

Dy fitore transferte dhe tri fitore shtëpiake, kjo ka qenë ajo çka na ka dhuruar dje kampionati spanjoll. Kështu Deportivo La Korunja ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Majorkës, duke bërë tashmë një hap të sigurt drejt mbijetesës. E sigurt për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, mund të quhet edhe Levante, e cila mundi 3-1 Malagën, duke shënuar 2 gola që në dhjetë minutat e para të lojës. Po për fundin e tabelës, Herkules ka fituar në transfertë 3-1 ndaj Real Sociedad, duke mbajtur shpresat për qëndrim në Primera Division. Në transfertë fitoi dje edhe Rasing Satander ndaj Espanjollit, skuadër kjo që lufton për një vend në Kupat e Europës.

© Panorama.al

Te lidhura