“SPAK t’i heqë imunitetin dhe ta ndjekë penalisht Edi Ramën” – Protestuesi: Të sekuestrohen pasuritë e të gjithë politikanëve! Duhet qeveri teknike 1 vjeçare

Jun 20, 2026 | 19:44

Një protestues i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe ta ndjekë penalisht atë.

Në fjalën e tij në protestën masive kundër qeverisë, ai bëri thirrje që të sekuestrohen edhe pasuritë e të gjithë politikanëve në vend.

Mes të tjerash ai paraqiti edhe një sërë propozimesh, nga qeveria teknike 1 vjeçare me emra jo politikë tek mbajtja e referendumit.

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Edi Ramës dhe të fillojë ndjekjen penale. Ndërsa Gjykata Kushtetuese, i jam drejtuar edhe me shkrim zyrtar si Institut i Politikave të Sigurisë kombëtare, çuditërisht fle gjumë. Të anulojë marrëveshjet e kundraligjshme të Ramës për Sazanin dhe Zvërnecin. Siç veproi për anulimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, të anulojë edhe marrëveshjen për Sazanin dhe Zvërnecin.

Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitete të botës shqiptare. Me emra jo partiake por shkencëtarë. Të bëhet referendumi popullor me të gjitha pikat që janë antishqiptare, antiligjore e antikushtetuese. Përfundimet të dalin me referendum popullor. Të sekuestrohen të gjitha pasuritë e politikanëve, deputetëve dhe ministrave. Të kërkohet ndjekje penale të ish kryeministrit, Sali Berisha që shkatërroi fabrika e uzina.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura