“Sot kemi ligje të vitit 1946 për pronat”- Berisha: Agjencia e Korporatës së Investimeve me një Belindë të dytë në krye, po u merr shqiptarëve tokat me çmime qesharake!

May 2, 2025 | 17:09

Kryedemokrati Sali Berisha foli sot me kritika lidhur me ligjin për pronat.

Screenshot_11

Në takimin me familjet tiranase, Berisha tha se vendi ynë ka ende në funksion ligje të vitit 1946 për pronat.

Berisha tha se Agjencia e Korporatës së investimeve po u merr pronat shqiptarëve me çmime qesharake.

Berisha: Jam këtu me, njerëz që kanë të gjithë memorien e së shkuarës. Hiperkolektivizmi, jo vetëm që privoi njerëzit nga prona dhe kolektivizmi, por për fatin më të keq tek një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin.

Por fshirja e konceptit, njëlloj siç fshiu besimin tek Zoti, duhet ta pranojmë. U krijuan ateistët. U krijuan në diktaturë, u krijuan ateistët, që edhe sot janë një pjesë. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që PD që në hapat e parë të kishte, të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në në raport me të drejtën e pronës. Sepse, e drejta e pronës, nuk kishte pse të njihej jo kaq, aq, etj.

Do t’ju tregoj një histori, e kam treguar edhe njëherë tjetër.
Në vitin 1991, po shkoja në një balle, dhe ndalem aty në një përrua të thellë, i them atyre të shkojmë te kjo shtëpi, ishte një shtëpi në shpat aty. Shkojmë aty, na pret i zoti shtëpisë. E pyes, i them: Zef, i them, si e ndatë tokën, a patët sherre?
Jo, Sali, çfarë sherri. Asnjë sherr. Po, pse i thashë unë, nuk patët? Po secili tha, tokën e vet. Ku i dinit/ po, i kishim ato gurët, tha. Gurët nuk i kishim lëvizur. Dhe, e tregova këtë histori se, ata ishin të varfër, por të hekurt e kishin konceptin e pronës.
Jo mo tha, për 10 ditë e ndamë ne tokën tha, nuk kishim asnjë problem. Asnjë gjë fare.

Mirëpo, nuk ishin këto koncepte kudo. Jo për ta justifikuar, por kishte arritur diktatura dhe kur kujtoj ligjet e parlamentit, ato pasqyronin këtë psikologji. Nuk pasqyronin të drejtën e plotë të pronës, ndonënse ne e kishim shpallur, por në mënyrë graduale shkuan duke u korrigjuar. Jo tërësisht. Dhe si përfundim, këto 12 vite, çështja e pronës, jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’u them juve të vërtetën, sot janë ligje të vitit 1946. Është gjë e pabesueshme. Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, që Edi Rama ka vënë aty një Belinda të dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake. Kjo ka qenë në ligjet e 1946.

Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Ksuhtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo.

Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve. Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve? Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës. Një anë i ka dhënë autoritet agjencisë mbi pronat, që nuk ndodh kund në botë. Të tjerat u thotë, plaçkitja edhe këtyre të tjerëve. Ato janë kullota, troje.

Me një fjalë prona është në një rrezik madhor. E vërteta është, është në një rrezik absolut madhor. Çfarë u premtoj unë ju?
Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët.

Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë!

Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhimin në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura