Një prej protestueseve që i është bashkuar tubimeve të përditshme në kryeqytet për dorëheqjen e Edi Ramës, ka deklaruar se do të vijojë pjesëmarrjen në protestë deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
Ajo tha se presionet dhe përpjekjet për intimidim nuk kanë ndikuar në vendimin e protestuesve për të vazhduar tubimet ditë pas dite.
“Nuk ndalem as nga statuset në rrjetet sociale që bëni për të na ulur dhe diskredituar, as nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë për të mos dalë në protestë, as nga patronazhistët që na keni vënë mbrapa për të na përgjuar”, tha ajo.
E reja theksoi se shqiptarëve u ka vdekur frika dhe se nuk do tërhiqen nga protesta, por do vijojnë të jenë të pranishëm në shesh çdo ditë.
Protestuesja: Kam marrë pjesë në protestë që në ditën e parë dhe nuk do të ndalem deri sa Rama të japë dorëheqjen. Nuk ndalem as nga statuset në rrjetet sociale që bëni për të na ulur dhe diskredituar, as nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë për të mos dalë në protestë, as nga patronazhistët që na keni vënë mbrapa për të na përgjuar.
Frika ka vdekur prej kohësh. Ne nuk tërhiqemi, nuk heshtim dhe as nuk dorëzohemi. Poshtë patronazhistët. Do të na keni çdo ditë në shesh derisa zëri ynë të dëgjohet. Rama jep dorëheqjen.
© Panorama.al











