“Të rrethojmë parlamentin dhe kryeministrinë”- Protestuesi: Rama të tregohet i zgjuar, të japë dorëheqjen, se po e zuri me dorë ky popull…

Jun 15, 2026 | 19:54


Edhe sot në ditën e 16 radhazi mijëra protestues u mblodhën para Kryeministrisë për të kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Rama.

proteste 3

Një prej protestuesve foli në podiumin e improvizuar. Ai hodhi idenë e rrethimit në mënyrë paqësore parlamentin dhe kryeministrinë. Ai i kërkoi Ramës të tregohet i zgjuar dhe të japë dorëheqjen.

Protestuesi: Të rrethojmë parlament dhe kryeministrinë në mënyrë paqësore. Pa u përplasur me policinë se janë vëllezërit tanë. Rama të tregohet i zgjuar. Të japë dorëheqjen dhe të mos provokojë popullin shqiptar. Se po e kapi ky popull do e zvarrisi deri te sheshi Skënderbej. Nuk ka zgjidhje tjetër, është fundërrina e komunizmit. Duhet qeveri e pastër. Rama në burg, Berisha në burg. Janë që të dy tradhtarë. Berisha na shiti hidrocentralet, na shiti shkollat, spitalet, i bëri private. Rama na shiti tokat, që na i dhanë me gjak.

© Panorama.al

Te lidhura