Mijëra qytetarë u mblodhën dhe sot përpara Kryeministrisë për ditën e 16-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Shumë qytetarë folën te podiumi i improvizuar. Njëri prej tyre u shpreh se Rama e ka halën sy këtë protestë, pasi nuk e denigron dhe korrupton dot.
Qytetari: E ka halë në sy Rama këtë protestë. Megjithëse sejmenët e mediave po përpiqen ta denigrojnë këtë protestë nuk ia arrijnë dot, gjoja analistët që mbushin mediat e ekraneve që duan të na bëjnë pis nuk ia arrijnë dot. Turp turp turp.
Dua t’ju them Edi Ramës një fjalë të fundit. Këtë vend që të parët tonë e mbrojtën me gjak ne e trashëguam nga të parët, sepse e kemi borxh për fëmijët tanë dhe do e lëmë atyre të paprekur. Shqipëria e shqiptarëve, poshtë Sorosianët.
© Panorama.al












