Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon e Atit të Shenjtë: Papë i jashtëzakonshëm dhe një mik i Shqipërisë

Apr 26, 2025 | 8:03

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjecare.

 

rama-papa-812x540

Dhe kreu i qeverisë, mëngjesin e sotëm, pak orë përpara se t’i jepet lamtumira e fundit Atit të Shenjtë, ka publikuar një video të Papës në rrjetet sociale.

Rama shprehet se Papa Françesku ishte një Papë i jashtëzakonshëm, po edhe një mik i Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES ? dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja?”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura