Sonte Shqipëri-Serbi, mesazhi i Sali Berishës! Kreu i PD-së: Fitore Kombëtares sonë! Ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje

Jun 7, 2025 | 12:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet mbrëmjen e sotme në “Arena Kombëtare”.

sali berisha 3

Kreu i PD-së i uroi fitoren Kombëtares shqiptare duke u shprehur se do ta ndjekë ndeshje.

“Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit”, theksoi Berisha, duke shtuar se “ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”.

“I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë, uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura