Përfaqësuesja e Iranit po e kalon pjesëmarrjen në Botërorit 2026 me peripeci të pazakonta që pa zbritur në fushën e lojës.
Pak ditë më parë iranianët ndryshuan planet e tyre dhe zhvendosën përgatitjet në Tihuana në Meksikë dhe sot, janë përballur me një situatë të pazakontë.
Policia ka rrethuar një parking supermarketi ngjitur me qendrën e tyre stërvitore, pasi është gjetur një trup i pajetë në bagazhin e një makine.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat lokale, makina Toyota, kishte rreth tre ditë e parkuar aty dhe njerëzit kishin filluar të dyshonin vetëm pasi pranë saj vinte një erë shumë e rëndë, duke bërë që një patrullë policie të vendoste ta kontrollonte.
“Pas inspektimit të mjetit, ata gjetën një person të mbështjellë me një qese të zezë në bagazh, me shenja dhune”, theksoi zyra e prokurorit të Tihuana në një komunikatë për mediat duke treguar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e saj dhe autorët. /Panorama Sport/
© Panorama.al












