Vetëm një arsye madhore mund ta kishte mbajtur larg ekranit gazetaren dhe folësen e njohur të lajmeve, Sonila Meço. Dhe në fakt, tani që mungon në lajmet e darkës në ABC news, ajo e ka një arsye madhore. Prej disa javësh, Sonila Meço i është përkushtuar tërësisht pritjes së ëmbël, siç quhet shpesh ky moment kaq i rëndësishëm në jetën e një femre. Sonila është rreth pesë muajsh shtatzënë dhe ndryshe nga shumë kolege të tjera që kanë qëndruar në ekran edhe ditët e fundit para lindjes, ajo ka zgjedhur të tërhiqet, sepse ka menduar se kështu është më mirë për dy arsye, e para sepse do të kujdeset më shumë për veten dhe e dyta nuk dëshiron që t’i mbivendosë imazhit të saj të kuruar deri në perfeksion në ekran, një imazh të një gruaje së cilës shtatzaënia i lë jo pak shenja në pamje, siç është transfomimi i zakonshëm, falë disa kileve më shumë që të jep barra. Kështu, Sonilën me siguri do ta shohim vetëm mbasi të lindë ose më saktë vetëm kur të jetë rikthyer tërësisht në formë, ashtu siç jemi mësuar ta shohim në ekran gjithmonë. Sonila ka një lidhje shumëvjeçare me një koleg të saj Drinin dhe lidhja mes tyre duket se ka funksionuar shumë mirë, gjatë gjithë këtyre viteve. Me siguri kjo ka qenë një periudhë më se e mjaftueshme për ta bindur çiftin që të bëjnë hapin e madh, siç është sjellja në jetë e një fëmije. Ne i urojmë Sonilës gjithçka të mirë për të dhe një beb të shëndetshëm.











