Sondazhi në News24/ Antoni Noto tregon metodologjinë: Kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë

Apr 14, 2025 | 21:14

Antonio Noto ka sqaruar metodologjinë që është përdorur për sondazhin që publikohet sot në News24.

Në emisionin “Open” ai sqaron se kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë.

Noto shpjegon se kampioni është ndarë sipas gjinisë zonës së banimit dhe qarkut ndërsa një në tre persona ka refuzuar të japë përgjigje dhe vetëm gjysma e të tjerëve ka vendosur se për kë do të votojë.

Antonio Noto: Ne kemi pasur një kampion të qytetarëve shqiptarë. Është i ndarë sipas gjinisë, moshës dhe zonës së banimit. Është në përpjesëtim me numrin e popullsisë që është rezident në Shqipëri. Psh. Në Shqipëri sot janë të pranishëm 49.1 % të popullsisë femra dhe 50.9% janë burra.

Në kamponin tonë kemi të njëjtin përpjesëtim. Pastaj kampioni është ndarë sipas zonave rurale dhe urbane. Në kampionen tonë 55.6 % e popullsisë me vendbanim në zonat rurale dhe 44.4 % me vendbanim në zonat urbane. Më pas kampioni është i ndarë sipas prefekturave.

Në Shqipëri 12% e popullsisë mes 12-24 vjeç, në rastin tonë 12% janë mes grup moshës 12-24 vjeç. kështu edhe me grup moshat e tjera. Është një kampion përfaqësues dhe përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë.

Një në tre vetë nuk ka dashur të përgjigjet, në dy veta nga ata që është përgjigjur njëri ka treguar se për kë do të votojë.

© Panorama.al

Te lidhura