Skënderbeu/ “Plas” heshtja, kush flet gjobitet nga klubi

Apr 15, 2011 | 11:42

Në kampin korçar ka nisur heshtja. Masa të ashpra gati drastike do të merren ndaj të gjithë futbollistëve nëse ata do të flasin për mediat pa urdhrin e drejtuesve të lartë të klubit dhe presidencës korçare. Në fakt, urdhri iu është bërë i ditur të gjithë lojtarëve pas një komunikimi që ka pasur me ta trajneri Shpëtim Duro, i cili u ka kërkuar të tijve të mbyllin gojën për të mos folur dhe hedhur batuta që keq interpretohen në shtyp. Ndërkaq, kjo atmosferë e re e krijuar vjen edhe pas akuzave që vinin në mënyrë të vazhdueshme edhe nga kampi vlonjat. Për të qetësuar situatën, por dhe për të mbajtur grupin me kompaktësinë që i karakterizon korçarët, kanë vendosur të heshtin për një kohë të pacaktuar. “Kam kërkuar që lojtarët të japin më të mirën në fushën e lojës, pasi i kanë kapacitet për ta bërë këtë. Kemi punuar fort gjatë kësaj jave dhe mendoj se do të arrijmë tek objektivi ynë”, ka pohuar trajneri. Sfida në transfertë, por dhe kundërshtari vlerësohen maksimalisht.

© Panorama.al

Te lidhura