Skënderbeu, Orges Shehi: Ja arsyet se pse do ta fitojmë titullin

Apr 12, 2011 | 11:00

Orges Shehi beson se bardhekuqtë do të dalin kampionë. “Fitorja me Shkumbinin ishte fryt i punës së gjithë javës. Ne e mbyllëm me sukses edhe javën e 27-të të kampionatit, por tashmë na duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër që do ta zhvillojmë në trasnfertë ndaj Dinamos. Grupi sa vjen dhe konsolidohet. E këtë po e tregojmë nga ndeshja në ndeshje, ku luajmë mjaft mirë, duke treguar se edhe repartet janë shumë të lidhura me njëri-tjetrin. Unë do të thoja që ky Skënderbe sa vjen dhe po rritet. Ana fizike është nga më të mirat, ndërkohë që stafi drejtues ka bërë një punë shumë të mirë, pasi kjo është përcaktuese në këtë fazë të kampionatit. Tashmë çka kaluar ka kaluar, përfshi këtu dhe fitoren me Shkumbinin”, ka theksuar Shehi. Lojtari, i cili në Korçë po luan për herë të parë në këtë sezon, kërkon një titull me këtë ekip larg qytetit të tij dhe eksperiencave të mëparshme në ekipet elitare të vendit. Sipas tij, Skënderbeu është një ekip elitar dhe për këtë nuk ka diskutim. Mirëpo, portieri kërkon kujdes edhe në takimin e radhës me Dinamon në kryeqytet.

© Panorama.al

Te lidhura