Ivan Joliçi ka mbetur në kuotën e vetëm 4 golave te Skënderbeu. Prej më shumë se dy muajsh, ai nuk po e gjen dot rrugën e rrjetës. Shqetësim ky që mbartet edhe nga trajneri i korçarëve, që shpreson në një rikthim të tij në ndeshjet e mbetura. Vetë futbollisti tregon në një prononcim se ka pasur një fatkeqësi në familje, e cila ka ndikuar në formën e tij. Bashkëshortja ka humbur të atin, gjë që e ka detyruar pjesën tjetër të familjes të zhvendoset nga Korça. “Është e vërtetë që kam kaluar një periudhë të vështirë, për shkak të disa problemeve familjare, por ka ardhur koha që unë të shënoj. Dhe jam i bindur se duke filluar që nga ndeshja e radhës, nuk do të ndalem”, – ka përfunduar sulmuesi i Skënderbeut, Joliç. Ai ka qenë në stol në ndeshjet e fundit, ndërkohë që Duro e ka aktivizuar pjesërisht.











