Nje fabrike letre e dyshuar se riciklonte kopje te Kuranit per leter tualeti eshte shnderruar ne debat shume te madhe ne Kabul. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kabul ka njoftuar se tre persona janë arrestuar derisa zyrtarët po hetojnë nëse një fabrikë letre në Afganistan ka ricikluar kopje të Kuranit në letër të toaletit.
Përafërsisht 1 mijë demonstrues të zemëruar kanë mbajtur protestë duke hedhur gurë në drejtim të objektit të kësaj fabrike që gjendet në dalje të Kabulit. Pas kësaj proteste, ndërtesa e fabrikës së letrës është shkatëruar pjesërisht. Askush nuk është raportuar se është lënduar gjatë protestës.
Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit afgan, cituar nga REL, ka thënë se disa kopje të Kuranit janë gjetur në brendi të kësaj fabrike. Në anën tjetër, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka njoftuar se drejtori i kësaj fabrike është një nga tre persoant e arrestuar.
Muajin e kaluar, djegia e Kuranit nga një pastor amerikan kishte nxitur protesta të dhunshme në të gjithë Afganistanin, protesta këto që si pasojë patën 24 persona të vdekur, përfshi edhe një punonjës të OKB-së.
© Panorama.al











