Skandal i ri për Bajden, fle gjatë fjalës së Obamës

Apr 15, 2011 | 10:40

Xho Bajden, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është kapur nga kamerat duke fjetur në sallën e një Universiteti, ndërsa Presidenti Barak Obama po mbante një fjalim të zjarrtë në përpjekje për të bindur dëgjuesit se masat e reja administrative për ngritjen e taksave ishin të dobishme. Pamjet e transmetuara në televizionet amerikane e përfshinë atë në një skandal. Ndërsa Obama prezantonte programin e tij të rritjes së taksave për të pasurit, si dhe planet shtesë për uljen e deficitit buxhetor, Bajden “u këput” në gjumë. Me kokën e varur dhe sytë e mbyllur, ai e kaloi “me sukses” pothuajse të gjithë fjalimin e Obamës në sallën e Universitetit “Xhorxh Uashington”. Skandale të tilla për zëvendëspresidetin amerikan nuk janë të reja. Agjencitë amerikane kujtojnë se në vitin 2008, gjatë një ndalese elektorale në Misuri, ai i kërkoi senatorit të paralizuar, Çuk Graham, që qëndronte në karrige me rrota, që të ngrihej në këmbë dhe të mbante një fjalim.

© Panorama.al

Te lidhura