“Skandal i madh ndërkombëtar”- Balluku e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga detyra”- Berisha: Po përgatis dokumente dhe fakte! “Diella” e shpartalloi kryeministrin

Dec 1, 2025 | 10:44

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se sot do të publikojë fakte dhe dokumente, për atë që ai e quajti skandal ndërkombëtar që lidhet me Belinda Ballukun dhe Edi Ramën.

berisha spak gazetaret

Lideri i opozites u shpreh se “kryeministri Rama dje ka bërë një mashtrim të madh me qytetarët”.

“Por cilviu viu viu, kush ja bën ja bën vetiu. Por i ranë kokës. Unë kisha dërguar në 2012 nenin për heqjen e çdo mbrojtje të deputetit, por këta e forcuan. Tani po përballen me atë që bënë”, tha Berisha.

Berisha: Në të gjitha hetimet e mia, në të gjitha gjykimet për mua gjykata ka dhënë vendimet politike kundër meje siç ka marrë urdhër. Por cilviu viu viu, kush ja bën ja bën vetiu. Por i ranë kokës. Unë kisha dërguar në 2012 nenin për heqjen e çdo mbrojtje të deputetit, por këta e forcuan. Tani po përballen me atë që bënë

Kemi të bëjmë me skandal të madh ndërkombëtar, që unë do ta denoncoj, po përgatis  dhe do paraqes dokumente dhe fakte në orën 12:30 për aktin e paprecedent, të pashembullt të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Dje ka kryer skandal të madh ndërkombëtar. Rama dje bëri mashtrim shqiptarëve dhe Evropës, për të cilën unë do ta dënoj sot me forcën më të madhe.

I pyetur si ishte takimi dhe biseda me ministren “Diella”, Berisha u përgjigj: “Diella” e shpartalloi Ramën. Ja nxori Ramës të gjitha mashtrimet”.

© Panorama.al

Te lidhura