FOTOLAJM/ “Kim Jong Rama, i ka ik zari”- Protesta e 15-për dorëheqjen e kryeministrit, pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg!

Jun 14, 2026 | 20:21

Kreativiteti dhe ironia nuk kanë munguar as në protestën e 15-të të qytetarëve para Kryeministrisë, ku mijëra pjesëmarrës kanë shpalosur pankarta me mesazhe politike, satirike dhe kritike ndaj qeverisë.

Protesta e 15-të pankarta (12)

Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishin “Vdekje tradhtarëve, Rama n’burg”, “Belinda n’burg”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Protesta e 15-të pankarta (4)

Nuk munguan as mesazhet me nota humori dhe ironie, si “Kim Jong Rama”, “Protesta çdo ditë në orën 18:00, oh shit, here we go again” dhe “Vallaj o Rame, unë jam më e ndershme se ti”.

Protesta e 15-të pankarta (3)

Ndërkohë, disa protestues kishin zgjedhur t’u drejtoheshin edhe faktorëve ndërkombëtarë, përmes pankartës në anglisht: “Udhëheqës evropianë, kjo protestë bën thirrje për mbikëqyrje ndërkombëtare”.

Protesta e 15-të pankarta (11)

Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave qytetare, duke përcjellë përmes humorit, ironisë dhe mesazheve politike qëndrimet e protestuesve ndaj zhvillimeve në vend.

Protesta e 15-të pankarta (14) Protesta e 15-të pankarta (13) Protesta e 15-të pankarta (8) Protesta e 15-të pankarta (7) Protesta e 15-të pankarta (6) Protesta e 15-të pankarta (5) Protesta e 15-të pankarta (1) Protesta e 15-të pankarta (2) Protesta e 15-të pankarta (12) Protesta e 15-të pankarta (10) Protesta e 15-të pankarta (9)

© Panorama.al

Te lidhura