“Parlamenti bllokoi SPAK duke mbrojtur Ballukun”- Protestuesi: Pasuritë e pajustifikuara të politikanëve duhen konfiskuar! Nëse kryeministri çmendet nuk ka mekanizëm që e ndalon

Jun 14, 2026 | 20:07


Mijëra vetë u mblodhën edhe sot në ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë Rama. 

proteste

Një protestues mori fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë dhe u shpreh se vendi nuk jeton në demokraci normale duke marrë si shembull bllokimin që parlamenti i bëri SPAK me 82 vota për të arrestuar ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Protestuesi: Parlamenti e bllokoi SPAK duke mbrojtur Ballukun me 82 vota. Duhet konfiskim të pasurive të pajustifikuar të politikanëve,. Na kontrollojnë me listat e mbyllura, duhen lista të hapura KQZ e pavarur nga politikat. Mediat kryesore financohen nga reklamat shtetërore dhe oligarkët. Duhet ndalim i reklamës shtetërore te mediat private. Tenderët janë kanali kryesor i transferimit të pasurisë te oligarkia. Nuk kemi ndarje pushtetesh. Kryeministri kontrollon gjithçka. As ne si popull me referendume nuk ka një mekanizëm që të ndalojë nëse kryeministri çmendet. Duhet një shtet i ri në shërbim të qytetarëve jo arrogant ndaj qytetarëve të vet.

© Panorama.al

Te lidhura