Situatë problematike me zjarret në Mirditë/ Vatra pranë Rrugës së Kombit në Thirrë, flakët po i afrohen tunelit të Kalimashit

Aug 9, 2021 | 17:36

Vijon të mbetet problematike situata e krijuar nga zjarret në qarkun e Mirditës, raporton korrespondenti i “Panorama.al”.

Që prej ditës së premte zjarri vijon të jetë aktiv në malin e Munellës, por më problematik mbeten vatrat e zjarrit pranë Rrugës së Kombit në Thirrë, ku duken qartazi që flakët po afrohen drejt tunelit të Kalimashit.

Pavarësisht ndërhyrjeve që janë kryer me mjete rrethanore, nuk është arritur që të shuhen flakët.

© Panorama.al

Te lidhura