Përfundon protesta e 18-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!

Jun 17, 2026 | 23:04

Ka përfunduar protesta e 18-të qytetare në Tiranë, pas disa orësh qëndrimi para kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë, pasi nisën marshimin nga zona para Kryeministrisë, vijuan lëvizjen drejt “Vasil Shantos”, më pas drejt zonës së “Pallatit me Shigjeta”, “21 Dhjetorit” dhe rrugës së Kavajës, për t’u rikthyer më pas në sheshin “Skënderbej”, ku edhe u mbyll tubimi.

Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi kryesor i përsëritur ka qenë “Rama jep dorëheqjen!”.

marshimi ish ekspozita

U dëgjuan edhe thirrje të tjera të protestës, “Revolucion”, “Poshtë patronzhistët”, si edhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Përveç thirrjeve politike, në rrugët e Tiranës nuk kanë munguar edhe këngët patriotike, ndërsa qytetarët kanë parakaluar me flamuj dhe pankarta në duar.

Protesta e sotme nisi me grumbullimin e qytetarëve para kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga protestues, studentë, aktivistë dhe pensionistë, përpara se turma të niste marshimin nëpër kryeqytet.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe në ditët në vazhdim. “Nesër më shumë”, ka qenë thirrja e tyre nga sheshi.

protesta e 18 marshimi (6) protesta e 18 marshimi (4) protesta e 18 marshimi (5) protesta e 18 marshimi (2) protesta e 18 marshimi (1) protesta e 18 marshimi (3)

© Panorama.al

Te lidhura