Statistikat zhgënjyese/ Kristiano Ronaldo 10 ndeshje radhazi pa shënuar, Portugalia kthehet 22 vite pas

Jun 17, 2026 | 21:54

Portugalia barazoi 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026. Skuadra portugeze regjistroi vetëm shtatë goditje gjatë takimit, shifra më e ulët e saj në një ndeshje të Botërorit që nga përballja me Korenë e Jugut në vitin 2002. Këto statistika tregojnë se Portugalia do të duhet të përmirësojë ndjeshëm paraqitjen ofensivë në ndeshjet e ardhshme.

HLCeU_fWYAEBJ6M

Ndërkohë Kristiano Ronaldo vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë në turnetë madhorë, pasi ka shkuar në 10 ndeshje radhazi në Kupën e Botës dhe Europian pa shënuar gol për Portugalinë.

Gjatë kësaj serie, sulmuesi legjendar ka realizuar 33 goditje, 11 prej tyre në portë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura