FOTOLAJM/ “Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr…”- Pankartat epike në protestë: 5 mijë euro kushtojnë dy cica, ti jep me 1 euro m² e tokës! Tak-tak, hape derën se jam SPAK!

Jun 17, 2026 | 21:23

Pankarta me mesazhe të forta dhe ironike kanë shoqëruar edhe protestën e 18-të sot në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pankarta protesta e 18 (10)

Protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes parullave të ndryshme, duke prekur tema si korrupsioni, çështjet e pronave, mbrojtja e natyrës dhe kërkesat për drejtësi.

Pankarta protesta e 18 (7)

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr, shqiptar mos rri, por duku shqiptar”, si edhe një tjetër ku thuhej: “Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”

Pankarta protesta e 18 (17)

“Një komb që shet natyrën, shet të ardhmen”, “Studentë të Dhjetorit, Shqipëria ka nevojë përsëri për zërin tuaj”, “Kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ishin disa të tjera.

Pankarta protesta e 18 (9)

“5 mijë euro kushtojnë dy cica, ti jep me 1 euro m² e tokës”, thuhej në një tjetër drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Pankarta protesta e 18 (16)

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vazhdim, me thirrjen e përsëritur: “Nesër më shumë!”.

Pankarta protesta e 18 (6) Pankarta protesta e 18 (5) Pankarta protesta e 18 (4) Pankarta protesta e 18 (3) Pankarta protesta e 18 (2) Pankarta protesta e 18 (15) Pankarta protesta e 18 (14) Pankarta protesta e 18 (13)

© Panorama.al

Te lidhura