Eksperti i IT-së, Gent Progni, gjatë fjalës së tij në protestën e 18-të për dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se të gjithë mekanizmat e shtetit i janë vënë kundër organizatorëve të protestës duke i intimiduar dhe duke i bërë presion.
“Të gjithë mekanizmat e shtetit na janë vënë kundër për të na intimiduar, për të na bërë presion, për të na arrestuar”, tha ai ndërsa shtoi se: “kam bindjen se policia është me ne, por janë të shtypur nga ky regjim”.
Ai u shpreh se protesta nuk është kundër punëtorëve të ndershëm të administratës që u bëjnë presion, por kundër korrupsionit, patronazhistëve, dhe në luftë me një sistem kriminal të organizuar.
“Këtu jemi të gjithë organizatorë, jemi deri në fund të bashkuar. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ai.
Gent Progni: Të gjithë mekanizmat e shtetit na janë vënë kundër për të na intimiduar, për të na bërë presion, për të na arrestuar, por kam bindjen se policia është me ne, por janë të shtypur nga ky regjim.
Nuk jemi vetëm për korrupsionin, për patronazhistët. Nuk jemi kundër punëtorëve të ndershëm të administratës që u bëjnë presion. Le të na fshijnë rrjetet sociale, se ne nuk jemi për followers. Jemi pa parti, nuk jemi për fe, jemi të gjithë bashkë për një qëllim, Rama në burg, Berisha në burg.
Këtu kemi intelektualë të penës që kanë guxim për të dhënë edhe jetën. Jemi në luftë me një sistem kriminal të organizuar, për të ardhmen e fëmijëve, për fëmijët pa hormone, për të jetuar një jetë të qetë, për të vërtetën që disa televizione nuk e shfaqin, për të rinjtë e shkolluar që të mos ndjekin shembujt e gabuar. Këtu jemi të gjithë organizatorë, jemi deri në fund të bashkuar. Rama në burg, Berisha në burg.
© Panorama.al











