Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot për të 18-ën ditë radhazi në protestën kundër qeverisë Rama.
Një prej tyre ishte dhe avokati Romeo Kara, i cili mori fjalën në podiumin e improvizuar.
Ai u shpreh se populli po lufton për të fituar dinjitetin e humbur nga politika dhe krimi. Ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të bashkohen me këtë protestë pavarësisht ndasive politike.
Romeo Kara: Ka ardhur koha që ky popull ta kërkojë dhe fitojë dinjitetin e humbur kjo është tribuna e njerëzve të papërfaqësuara deri tani të braktisur nga shteti dhe të sunduar në mënyrë më amorale nga krimi dhe aleanca e politikës me krimin. Nuk ka organizim më të fortë se ai që ngjizet nga shpirti i një populli që do liri. Se nuk ka rrugë tjetër për të jetuar me dinjitet vetëm se të çohet dhe të përballet. Të jemi bashkë pavarësisht ndasive politike. Mos u tërhiqni kurrë nga të drejtat tuaja. Po shkruani të ardhmen. Pas pak kohës do t’ja ndjeni shijen fitores.
© Panorama.al











