Bota po bëhet shumë e rrezikshme, por Rusia nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt global, tha Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.
Medvedev vlerësoi presidentin e SHBA, Donald Trump dhe e quajti inkurajuese rifillimin e kontakteve me Uashingtonin, ndërsa tha se Perëndimi i ka injoruar vazhdimisht interesat ruse.
“Situata është shumë e rrezikshme. Pragu i tolerancës ndaj dhimbjes po ulet”, i tha ai Reuters, TASS dhe blogerit rus të luftës, WarGonzo, në një intervistë në rezidencën e tij jashtë Moskës.
“Ne nuk jemi të interesuar për një konflikt global. Ne nuk jemi të çmendur. E kemi thënë njëqind herë. Kush ka nevojë për një konflikt global? Fatkeqësisht, një konflikt global nuk mund të përjashtohet”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin ka fjalën e fundit në politikën ruse, megjithëse Medvedev përfaqëson pozicionet e linjës së ashpër brenda elitës ruse, sipas diplomatëve të huaj.
© Panorama.al












