Për kryetarin e LZHK, Dashamir Shehi, përplasja e dy ditëve të fundit mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, është një teatër i cili ka grotesk në mes.

Në studion e “Open”, Shehi e cilësoi mesazhin e postuar nga Veliaj sot ku e cilësonte keqkuptim vendimin e tij për të emëruar Sara Goxhajn si kryetare të komanduar dhe jo Anuela Ristani, një formë autokratike moderne.
Kjo është qesharake fare. Nuk shkon letra e shtetit, nuk hyn në burg letra e shtetit dhe nuk del nga burgu. Ky zotëria është në burg, apo nuk është në burg?! Unë them që ky ekuacion ka edhe një element tjetër që është SPAK në mes. Veliajn e ka futur SPAK. Ky është një lojtar që është dashur dhe mbase tani nuk i duhet më. Ky proces ka një groteskt brenda. Prapa këtij grotesku ka një lloj loje mes të dyve, ca sinjale që janë të një bote tjetër. Ky merr kurajon vendos një, pret si reagon pala tjetër. Pala tjetër thotë se nuk ke për ta vendosur atë se jam unë këtu. Ai bën një letër pendese, që e ka marrë malli për Ramën. Ky është teatër. Përplasja është politike, a më ke shitur deri në fund apo më ke lënë përgjys. Është nje letër për të qeshur, një vajtim. E mbani mend kur ata të penduarit që i fuste në burg shoku Enver. Kjo është forma e autokritikës moderne”, tha Dashamir Shehi.
© Panorama.al











