Shuhet një nga bateristët më të mëdhenj të xhazit në botë!

Oct 27, 2025 | 20:47

Shuhet një nga bateristët dhe muzikantët më të mëdhenj të xhazit në botë.

bateristi

Jack DeJohnette, bateristi kryesor amerikan i xhazit, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, në një spital në Kingston të Nju Jorkut.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga një zëdhënës i shtëpisë diskografike ECM, me të cilën DeJohnette punoi për dekada. Sipas asistentit të tij personal, vdekja ishte për shkak të pamjaftueshmërisë kardiake kongjestive, sipas gazetës “The Guardian”.

DeJohnette u bë më i njohur si bateristi i periudhës së “fusion-it” të Miles Davis, duke marrë pjesë në albume ikonike si Bitches Breë, Jack Johnson dhe On the Corner.

I lindur dhe i rritur në Çikago, ai filloi të luante piano në moshën pesë vjeç, përpara se të kalonte në bateri në adoleshencë. Duke u rritur në një skenë të pasur muzikore plot me R&B, hard-bop dhe eksperimentime, ai zhvilloi një fjalor të gjerë muzikor që karakterizoi të gjithë karrierën e tij.

Pasi u transferua në Nju Jork, ai punoi me Miles Davis, duke pasuar legjendarin Tony Williams në bateri në grupin e tij. Nga vitet 1970, ai filloi të drejtonte grupet e tij, të tilla si Compost, Directions, New Directions dhe Special Edition, me të cilat bashkëpunoi me disa nga muzikantët më inovativë të epokës.

jack dejohnnete

Në vitet 1980, DeJohnette u bë anëtar i trios legjendare Keith Jarrett/Gary Peacock/Jack DeJohnette, e cila konsiderohet si një nga grupet më të rëndësishme në historinë e xhazit.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi dy çmime Grammy, së fundmi në vitin 2022 për albumin Skyline (në bashkëpunim me Ron Carter dhe Gonzalo Rubalcaba), i cili u vlerësua si Albumi më i Mirë Orkestral i Xhazit. Në vitin 2012, ai u emërua Mjeshtër i Xhazit nga Fondi Kombëtar për Artet.

Jack DeJohnette është martuar dy herë. Nga martesa e tij e parë me Deirdre Davenport dhe nga e dyta me Lydia, të cilën e takoi pas skenës në Klubin e Ronnie Scott në Londër në vitin 1966, ai pati dy vajza, Farah dhe Minya.

© Panorama.al

Te lidhura