Protestës kundër qeverisë së Edi Ramës në Korçë iu bashkuan edhe persona me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre.
Mes lotësh dhe emocioneve, protestuesit korçarë kërkuan trajtim më të mirë, më shumë mbështetje dhe kushte më dinjitoze për ta.
“18 vjeç nuk do të thotë fundi i kujdesit. Terapia dhe trajtimi janë të drejta, jo privilegje”, thuhej në një prej pankartave që ata mbanin në duar.
© Panorama.al












