Shtyhet seanca gjyqësore për Erion Veliajn, ja arsyeja e vendimit! Një tjetër avokat në mbrojtje të ish-kryebashkiakut

Oct 28, 2025 | 11:08

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliajt është shtyrë.

erion veliaj

Shkak i vendimit u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet.

Artan Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00. Gjykata vendosi që seancat pasardhëse do të jenë çdo të hënë.

© Panorama.al

Te lidhura