Pasuria, ILDKP:Basha deklaroi të dhëna të sakta

Apr 25, 2011 | 17:03

TIRANË- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), sqaroi sot se kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar të dhëna të sakta lidhur më vlerën e blerjes së një apartamenti në Utrecht, Hollandë. Në përgjigje të akuzave të publikuara së fundi në shtyp lidhur me saktësinë e të dhënave mbi shit-blerjen e një shtëpie nga Lulzim Basha, ILDKP njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se të dhënat e pasurisë të daklaruara nga Basha janë në përpuethshmëri me të dhënat që ka mbledhur vetë ILDKP.

 

“Në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, të dorëzuar në ILDKP më 4.10.2005, subjekti ka deklaruar, ndër të tjera, “apartament në Utrecht, Hollandë, në vlerën 510.000 gulden hollandez (GNL). Më datë 25.10.2005, Inspektorati i Lartë ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për zyrtarin Lulzim Basha. Për të realizuar një hetim sa më të detajuar mbi interesat private të subjektit, një grup kontrolli kreu verifikime në Utrecht të Hollandës, ku është marrë informacion në Zyrën Kadastrale të këtij qyteti, si edhe pranë bankave “PostBank Amsterdam” dhe “ABN-ARMO” Utrecht Hollandë. Nga kontrata e shit-blerjes, administruar në ILDKP, rezulton se apartamenti është blerë në shumën 480.690 (GNL), e cila përbëhet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL, e cila është depozitë garanci për kredinë e marrë. Kjo e dhënë është sqaruar nga subjekti në proces-verbalin e mbajtur në ILDKP më 30.09.2006. Ndërsa diferenca prej 29.310 GNL (10.407 euro) është shuma e deklaruar nga subjekti si rentë për kredinë e apartamentit”- thuhet në deklaratën e ILDKP-së.

 

Më tutje, ILDKP, shpjegon se të ardhurat për blerjen e këtij apartamenti janë marrë në formën e një kredie nga PostBank.

© Panorama.al

Te lidhura