Shqiptari refuzonte dëbimin nga Italia pas një vjedhjeje, policia i gjen apartamentin të kthyer në laborator droge! I kapet 1 kg kokainë

Nov 20, 2025 | 10:23

Një shqiptar është arrestuar teksa ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.

itali aksioni

Aksioni është kryer nga oficerët e policisë së Teramos, ndërsa u sekuestrua edhe 1 kg kokainë mes të tjerash, brenda ambienteve të një apartamenti në lagjen Gammarana, të cilën i dyshuari e kishte kthyer në laborator.

Oficerët e patrullës kishin ndërhyrë pas një vjedhjeje rutinë, e që lidhej me një dëbim me rezistencë, për shkak të rezistencës agresive të burrit. Ai kishte refuzuar hyrjen për kontroll edhe në ditët e mëparshme.

Gjatë procesit të identifikimit, u konstatua se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi, gjë që kërkoi verifikime të mëtejshme në selinë e policisë. Me t’u kthyer më pas në apartament, oficerët zbuluan drogën: mbi një kilogram kokainë, të fshehur brenda apartamentit, informon media italiane.

Zbulimi çoi në arrestimin e menjëhershëm shqiptarit, duke konfirmuar aktivitetin kriminal. Teksa refuzonte dëbimin nga Italia, tani atij i duhet të përballojë një proces tjetër gjyqësor për trafik droge dhe rrezikon burgosjen e gjatë.

© Panorama.al

Te lidhura