Të shtangur te Spanja, Gavi pas firmës së Kukurejës me Realin: B*stardi, e mbajti të fshehtë

Jun 19, 2026 | 20:38

Mark Kukureja i befasoi të gjithë duke kaluar te Real Madrid. Çelsit do t’i paguhen 55 milionë euro për këtë transferim në krahun e majtë të mbrojtjes.

Screenshot 2026-06-19 193825

Te Spanja nuk e dinte askush, edhe pse ndodhen të grumbulluar për Botërorin. Gavi që është lojtar i Barcelonës foli së fundmi për këtë transferim.

“E morëm vesh një ditë më parë, pas stërvitjes. Nuk e prisnim dhe askush nuk e dinte. E kishte mbajtur shumë të fshehtë, bastardi.

Lamine pak e ngacmon sepse tani do të jetë ai që do ta përballet në ‘El Clasico’

Më pëlqen si kundërshtar. Është i bezdisshëm dhe shumë intensiv. Është një transferim i mirë, gëzohem për të”, shprehet Gavi ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura